Ndërlidhjet

Obama shënoi 65 vjetorin e ditës D në Normandi


Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama e ka shënuar sot 65 vjetorin e ditës D me një varg ngjarjesh që u organizuan për nder të veteranëve evropianë dhe amerikanë në Normandi të Francës.

Në varrezat e ushtarëve amerikanë në qytetin Kolvil-Sur-Mer, prej nga duket Plazhi Omaha, presidenti Obama mbajti një fjalim mbi rëndësinë e kujtimit të ditës D, e cila, siç tha ai, ishte “një vend dhe një kohë ku trimëria dhe vetëmohimi i disa njerëzve ishin në gjendje të ndryshojnë kursin e tërë historisë”.

Është traditë e presidentëve amerikanë që t’i vizitojnë brigjet në Normandi, ku në 6 qershor, 1944, zbarkuan forcat britanike, amerikane, kanadeze dhe të tjera, gjë që zbrapsi makinerinë luftarake naziste në Evropën perëndimore, dhe ndihmoi që një vit më pas të përfundojë Lufta e Dytë Botërore.

Në ceremoninë e sotme, fjalime mbajtën edhe presidenti i Francës Nikolas Sarkozy, si dhe kryeministrat e Britanisë dhe të Kanadasë.
XS
SM
MD
LG