Ndërlidhjet

Gjenden kufomat e para nga aeroplani francez


Forcat ajrore të Brazilit raportohet se i kanë gjetur kufomat e para dhe mbetjet nga aeroplani i Air France, i cili të hënën u rrëzua në Atlantik.

Zëdhënësi Jorge Amaral u tha gazetarëve në qytetin verilindor Recife se dy kufomat nga fatkeqësia janë gjetur mëngjesin e sotëm.

Të gjithë 228 njerëzit në bord besohet se kanë vdekur.

Autoritetet franceze kanë filluar hetime për rrëzimin e aeroplanit.
XS
SM
MD
LG