Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Kërkohet bllokimi i shitjes së Krajslerit


Kundërshtarët e shitjes së kompanisë automobilistike amerikane, Krajsler, po kërkojnë nga Gjykata Supreme që ta bllokojë marrëveshjen për shitje me komapinë italiane, Fiat.

Tri fonde nga shteti Indiana, sot kanë kërkuar nga kjo gjykatë, bllokimin e shitjes derisa ata ta përgatisin kundërshtimin në gjyq.

Kompania e Shteteve të Bashkuara, Krajsler, synon shitjen e një pjese të madhe të saj te grupi i udhëhequr nga Fiati, si pjesë e planit për rimëkëmbje nga falimentimi.
XS
SM
MD
LG