Ndërlidhjet

Normandi: U shënua zbarkimi i aleatëve


Gjatë ditës së djeshme në Normandi të Francës, janë mbajtur përkujtime për Ditën D, me të cilat është shënuar zbarkimi i trupave aleate në bregdetin francez, para 65 vitesh.

Operacioni i zbarkimit, që pat filuar më 6 qershor të vitit 1944, çoi në çlirimin e Evropës Perëndimore nga okupimi Nazist, ndërsa, një vit më vonë përfundoi Lufta e Dytë Botërore.

Në ceremonitë në Normandi, morën pjesë presidenti amerikan, Barak Obama, presidenti i Francës, Nikolas Sarkozi, kryeministri kanadez, Stiven Harper, kryeministri britanik, Gordon Braun, princi britanik Çarls, e të tjerë.

Në fjalimin e tij, presidenti Obama, tha se Dita D e kishte ndryshuar kursin e tërë një shekulli. Presidenti Sarkozi foli për vuajtjet e viktimave.

Mysafir i veçantë ishte një i afërt i presidentit Obama, 84 vjeçari Çarli Pejn, që kishte marrë pjesë në çlirimin e kampit të koncentrimit në Buhenvald, të cilin pardje e vizitoi zoti Obama.
XS
SM
MD
LG