Ndërlidhjet

Peru: Është vendosur orë policore në Amazonë


Ushtria e Perusë ka vendosur pika kontrolli dhe ka imponuar orë policore në shtetin Amazonë, pas përleshjeve ndërmjet policisë dhe protestuesve vendës.

Zyrtarët thonë se së paku 22 policë dhe nëntë protestues janë vrarë, ndërsa protestuesit thonë se janë vrarë 30 indianë vendës.

Trazirat filluan të premten kur protestuesit reaguan me zemërim ndaj planeve të qeverisë për kërkime për naftë dhe gaz në tokën e tyre stëgjyshore.

Agjencitë e lajmeve informojnë se kjo ishte dhuna më vdekjeprurëse në këtë vend, prej përfundimit të kryengritjes Shining Path, në vitet e 90-ta.
XS
SM
MD
LG