Ndërlidhjet

logo-print

Netanjahu: Javën e ardhshme – fjalim politik


Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, tha sot se gjatë javës së ardhshme do të mbajë një fjalim, me ç’rast do ta paraqesë politikën e qeverisë së tij për paqe dhe siguri.

Këtë javë, gjatë fjalimit të tij në Kajro, presidenti amerikan, Barak Obama, e përsëriti lidhjen e “pashkëputshme” të Shteteve të Bashkuara me Izraelin, por tha se e mbështet zgjidhjen me dy shtete. Ai poashtu kërkoi ndaljen e ndërtimit të vendbanimeve hebreje në Bregun Perëndimor.
XS
SM
MD
LG