Ndërlidhjet

logo-print

Irak: U burgosën 5 amerikanë lidhur me vrasje


Autoritetet irakiane kanë burgosur pesë shtetas amerikanë në lidhje me vrasjen e një kontraktori të Shteteve të Bashkuara në Bagdad.

Amerikani Xhim Kitermen, që udhëhiqte një kompani të vogël ndërtimore, ishte gjetur i vrarë, muajin e kaluar, në veturën e tij në zonën e fortifikuar në Bagdad.

Raportohej se ai ishte therrur për vdekje.

Nëse paraqitet akuza kundër pesë personave, atëherë ky do të jetë rasti i parë që shtetasit amerikanë në Irak, të ballafaqohen me drejtësinë lokale, sipas marrëveshjes së përbashkët për siguri, që hyri në fuqi këtë vit.
XS
SM
MD
LG