Ndërlidhjet

logo-print

Anketa: Për PD-në votojnë 43%, për PS-në 34%


Një hulumtim i opinionit në Shqipëri ka treguar se 43% të shtetasve, do të votonin për Partinë Demokratike të kryeministrit Sali Berisha, ndërsa 34% për Partinë Socialiste në opozitë të Edi Ramës.

Në këtë sondazh, të publikuar nga Qendra për Kërkim dhe Zhvillim dhe Instituti për Studime Publike e Ligjore, me ndihmën e USAID-it dhe Ambasadës britanike në Tiranë, mëtutje paraqitet e dhëna se 90% e qytetarëve me të drejtë vote, do të marrin pjesë në zgjedhje, ndërsa 8% thonë se mund të mos dalin në votime, pasi “ata nuk u besojnë partive politike”.
XS
SM
MD
LG