Ndërlidhjet

Paris: Thaçi do takohet me Sarkozi


Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi sot do të qëndrojë në Paris, ku do të takohet me presidentin e Francës, Nikolas Sarkozi.

“Thaçi do të vizitojë Parisin me ftesë të presidentit francez, në kuadër të takimeve të Sarkozi me kryeministrat e Evropës juglindore”, njoftoi kabineti i kryeministrit Thaçi.

Kryeministri i Kosovës do të ketë edhe një drekë pune me ministrin e Jashtëm francez, Bernard Kushner, ndërsa do të mbajë edhe një fjalim në Qendrën për Studime Ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG