Ndërlidhjet

Liban: Hariri deklaron fitore në zgjedhjet


Lideri i koalicionit pro-perëndimor në Liban, Saad Hariri, e ka shpallur fitoren në zgjedhjet parlamentare ndaj Hezbollahut, që mbështetet nga Siria dhe Irani.

Hariri, i biri i ish kryeministrit të vrarë, Rafik Hariri, i bëri këtë para përkrahësve të tij mëngjesin e sotëm në Bejrut.

Rezultatet zyrtare priten sot pasdite, por projeksionet kanë sugjeruar se koalicioni properëndimor, i cili ka shumicën në parlamentin në largim, pritet të fitojë deri 70 nga 128 ulëset, kurse Hezbollahu dhe aleatët e tij të krishterë dhe shiitë deri 58 ulëse.

Dalja në votime raportohet të ketë qenë mbi 52 përqind.
XS
SM
MD
LG