Ndërlidhjet

Konservatorët fitojnë në zgjedhjet në BE


Partitë e qendrës së djathtë i kanë mundur partitë e majta në zgjedhjet për Parlamentin Evropian.

Dalja në votime ka qenë e ulët, me rreth 43 % nga 375 milionë njerëzit me të drejtë vote në 27 vendet e Bashkimit Evropian. Dalja në Lituani dhe Sllovaki ishte vetëm 20 %.

Bashkimi Evropian tha se rezultatet sugjerojnë se partitë e qendrës së djathtë të sigurojnë më shumë ulëse, 267 nga 736 ulëset në parlament.

Partitë e qendrës së majtëpritet të fitojnë 159 ulëse, më pak se 216 sa i fituan në vitin 2004.

Grupet e djathta që janë në pushtet në Gjermani, Francë, Poloni dhe Itali, ishin në mesin e atyre që i mundën rivalët e majtë, kurse partitë opozitare kaluan më mirë se grupet në pushtet në Slloveni, Hungari, Estoni dhe Bullgari.

Në zgjedhjet erdhën në shprehje edhe partitë e ekstremit të djathtë, të cilët siguruan ulëse nga votimet në Britani, Holandë, Austri, Danimarkë, Sllovaki dhe Hungari.
XS
SM
MD
LG