Ndërlidhjet

Miçell: Obama do bisedime të menjëhershme


Emisari amerikan për Lindjen e Mesme, Xhorxh Miçell, deklaroi se presidenti Barak Obama dëshiron bisedime të menjëhershme paqësore ndërmjet palestinezëve dhe Izraelit.

Miçell tha se qëllimi i bisedimeve të tilla është “paqja e plotë dhe normalizimi i marrëdhënieve“ ndërmjet Izraelit dhe fqinjëve të tij, gjë që do t'u shërbente edhe "interesave të Shteteve të Bashkuara në aspektin e sigurisë".

Diplomati amerikan i cili pritet të shkojë në Lindjen e Mesme, këto komente i bëri para gazetarëve në fillim të një konference donatore për palestinezët në kryeqytetin e Norvegjisë.
XS
SM
MD
LG