Ndërlidhjet

logo-print

Londër: Kërkohet tërheqja e kryeministrit


Disafa e Partisë Laburiste të kryeministrit Gordon Braun, në zgjedhjet për Parlamentin Evropian, ka shkaktuar thirrje të sërishme për tërheqjen e tij.

Partia Laburiste ka fituar afro 15% të votave, duke u plasuar në vendin e tretë, pas Partisë Konservatore dhe Partisë së Pavarur të Mbretërisë së Bashkuar, që është një parti e vogël anti BE.

Në zgjedhjet për Parlamentin Evropian në Britani, për të parën herë, Partia Kombëtare Britanike, parti e ekstremit të djathtë, që hapur paraqitet si raciste dhe anti – islamike, ka fituar dy vende deputetësh.

Rezultati i dobët i Partisë Laburiste në qeveri, u bë në kohën kur nga qeveria Braun u larguan gjashtë ministra, për shkak të skandalit me abuzimet me shpenzime të politikanëve në Britani.
XS
SM
MD
LG