Ndërlidhjet

Liban: Blloku pro-perëndimor mundi Hezbollahun


Koalicioni pro-perëndimor ka mundur Hezbollahun dhe aleatët e tij, të mbështetur nga Irani dhe Siria, në zgjedhjet parlamentare në Liban.

Rezultatet përfundimtare treguan sot se koalicioni i udhëhequr nga Sad Hariri ka fituar 71 ulëse në parlamentin e ri me 128 vende, ndërsa Hezbollahu dhe aleatët e tij shiitë dhe të krishterë fituan 57 ulëse.

Hariri, djali i ish-kryeministrit Rafik Hariri, kishte shpallur fitorën e tij të dielën.

Zgjedhjet u cilësuan si vendimtare për të ardhmën e Libanit, ndërsa dalja në votime ishte rreth 55 për qind.

Koalicioni i udhëhequr nga sunitët e Haririt, erdhi në pushtet në vitin 2005, pas atentatit kundër Rafik Haririt, për vrasjen e të cilit në masë të madhe ishin fasjësuar autoritetet e Sirisë.
XS
SM
MD
LG