Ndërlidhjet

Bruksel: NATO-ja mund ta reduktojë KFOR-in


NATO-ja planifikon ta zvogëlojë forcën e tij paqeruajtëse në Kosovë, tha sot një zyrtar i Shteteve të Bashkuara.

“KFOR-i po shikon të kalojë në fazën e ardhshme të operacionit”, por që të “mbahet stabiliteti”, tha ky zyrtar në një takim me gazetarët në selinë e NATO-s në Bruksel dhe shtoi se “ka mundësi që ministrat do ta mbështesin këtë prani, që nënkupton reduktim të KFOR-it, nga afro 15 mijë trupa sot, në 10 mijë në janar të vitit 2010”.

Ministrat e mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s këtë propozim do ta shqyrtojnë në takimin e tyre këtë të enjte.

“Kjo lëvizje është hap i ardhshëm legal në zhvillimin e përgjegjësive te forcat lokale, por ne dëshirojmë që ta bëjmë këtë në atë mënyrë që e mban stabilitetin”, tha zyrtari i Shteteve të Bashkuara, raportojnë agjencitë e lajmeve.
XS
SM
MD
LG