Ndërlidhjet

Prishtinë: Mujota u takua me admiralin Ficxherald


Në shtator të këtij viti, Forca e Sigurisë së Kosovës do t'i ketë kapacitetet e para operacionale, u tha gjatë takimit të sotëm ndërmjet ministrit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Fehmi Mujota, dhe komandantit të krahut jugor të NATO-s, admiralit Mark Ficxherald.

Në njoftimin e Ministrisë së FSK-së thuhet se “kishte dakordim të dyanshëm se duhet të rriten kapacitetet mentoruese të NATO-s nëpër njësitë e FSK-së”.

Po ashtu, në kumtesë “u vlerësua stabiliteti i arritur në Kosovë në fushën e sigurisë dhe gatishmëria e treguar për bashkëpunim me shtete mike dhe shtetet e rajonit”.

Admirali Ficxherald e njoftoi ministrin Mujota se në fund të javës do të ketë një takim ministror të vendeve anëtare të NATO-s, ku pritet të vlerësohet pozitivisht situata në Kosovë.
XS
SM
MD
LG