Ndërlidhjet

Egjipt: Në aksident humbën jetën 15 veta


15 persona kanë vdekur dhe 15 të tjerë janë plagosur, pasi një autobus, i cili po bartte punëtorë, është ndeshur me një kamion, njoftoi një zyrtar i policisë në Egjipt.

Sipas tij, aksidenti ka ndodhur në mëngjesin e sotëm, në afërsi të qytetit industrial Ramadan, rreth 30 kilometra në lindje të kryeqytetit egjiptas.

Të plagosurit janë dërguar për trajtim mjekësor në një spital në afërsi.
XS
SM
MD
LG