Ndërlidhjet

logo-print

Ivanov: Referendum për çështjen e emrit


Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, tha sot se qytetarët në Maqedoni duhet me referendum ta miratojnë zgjidhjen e kontestit me Greqinë, lidhur me emrin.

“Maqedonia dëshiron që problemi me Greqinë për emër, të zgjidhet me një kompromis të arsyeshëm dhe të gjendet zgjidhje, e cila nuk do ta lëndojë krenarinë e qytetarëve”, tha ai.

Lidhur me propozimin “Maqedonia e Veriut”, zoti Ivanov tha se nuk duhet të spekulohet, por të pritet përfundimi i konsultimeve të ndërmjetësuesit të OKB-së, Metju Nimic.
XS
SM
MD
LG