Ndërlidhjet

Shqipëri: Fushatë e qetë, por me incidente


Zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut (ODHIR) e OSBE-së vlerësoi se fushata e deritashme për zgjedhjet e 28 qershorit në Shqipëri, ka qenë e qetë dhe me incidente të izoluara. Këtë vlerësim e përmban raporti i fundit i kësaj zyre në Tiranë.

Më tutje thuhet se në fund të muajit maj, Ministria e Brendshme e Shqipërisë ka shpërndarë të dhëna të pasakta lidhur me personat, që nuk janë pajisur me pasaporta, e që ende nuk kanë aplikuar për karta identiteti.

Në këtë raport ka edhe shqetësime se administrata po përdoret për fushatë politike.
XS
SM
MD
LG