Ndërlidhjet

Kërkohet “mëshirë” nga Korea Veriore


Familjet e dy gazetareve të Shteteve të Bashkuara, që janë dënuar me burg në Korenë Veriore, i kanë bërë thirrje Phenianit që të “tregojë mëshirë” dhe t’i lirojë ato.

Në një kumtesë të përbashkët, familjet e gazetareve, Laura Ling dhe Euna Li, thonë se janë të “shokuara dhe të shkatërruara” me dënimin me burg prej 12 vjetësh në kamp të punës.

Më tutje në kumtesë, familjet kërkojnë ndjesë për ndonjë gabim eventual të reportereve, derisa ato ishin në Korenë Veriore.

Më herët, Qeveria e Shteteve të Bashkuara tha se akuzat kundër gazetareve janë të pabaza dhe kanë kërkuar nga Korea Veriore lirimin e tyre.
XS
SM
MD
LG