Ndërlidhjet

HRW: Të dënohen kërcënimet ndaj gazetares Xharra


Presidenti dhe kryeministri i Kosovës duhet fuqishëm t’i dënojnë kërcënimet aktuale kundër gazetares së pavarur, Jeta Xharra, në një gazetë që merr të ardhura të konsiderueshme për shpalljet nga qeveria, tha organizata Human Rights Watch.

“Këto sulme, qartazi, synojnë heshtjen e llojit të gazetarisë dhe raportimin investigativ, që qeverinë e bëjnë të parehatshme”, tha Vanda Troshçinska – van Ganderen, hulumtuese për Ballkanin Perëndimor në HRW.

Më tutje, kjo organizatë thotë se gazeta, në të cilën janë paraqitur kërcënimet, Infopress, konsiderohet publikim pro-qeveritar.
XS
SM
MD
LG