Ndërlidhjet

Kabul: Është vrarë një ushtar kanadez


Një ushtar kanadez është vrarë nga një shpërthim në jug të Afganistanit.

Një komandant ushtarak kanadez, tha se eksplodimi ndodhi derisa ushtari ishte në një patrullë këmbësorie në fshatin Nakhoni, afrër Kandaharit.

Agjencitë e lajmeve raportojnë se deri tash në Afganistan janë vrarë 119, ushtarë kanadezë, prej vitit 2002, kur filloi misioni i Kanadasë në Afganistan.

Gjatë vitit 2009 në Afganistan janë vrarë 130 ushtarë të jashtëm.
XS
SM
MD
LG