Ndërlidhjet

Kallëzim penal kundër përfaqësuesve serbë


Policia e Kosovës ka inicuar kallëzim penal kundër dy përfaqësuesve të Këshillit Kombëtar Serb në Mitrovicë, Millan Ivanoviq dhe Marko Jakshiq, për, siç thuhet, thirrjet publike për djegien e vendkalimeve 1 dhe 31 në veri të Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë së Kosovës, Besim Hoti.

Ivanoviq dhe Jakshiq i kanë hedhur poshtë akuzat, duke i cilësuar si të pavërteta dhe pabaza.
XS
SM
MD
LG