Ndërlidhjet

Shutanovac: Kosova – faktor kyç i destabilizimit


Ministri i mbrojtjes i Serbisë, Dragan Shutanovac, tha se siguria rajonale nuk është stabilizuar në tërësi dhe se “njëri nga faktorët kryesorë të destabilizimit të rajonit është çështja e pazgjidhur e Kosovës”.

Sipas tij, Serbia do të vazhdojë “luftën parimore me mjete politike dhe diplomatike, për ruajtjen e integritetit territorial dhe respektimit të parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare”.

Këto komente ai i bëri në hapje të Konferencës së shefave të shtatmadhorive të ushtrive të vendeve të Ballkanit.

Në këtë takim po marrin pjesë përfaqësuesit e Shqipërisë, Bosnjë Hercegovinës, Bullgarisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Rumanisë, Turqisë dhe ata të NATO-s dhe Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG