Ndërlidhjet

Real Madridi merr yllin brazilian Kaka


Real Madridi ka njoftuar për nënshkrimin e kontratës me yllin brazilian, Kaka, të Milanit, e cila sipas raporteve është ndër kontratat me çmimin më të lartë në historinë e futbollit.

Sipas raporteve, klubi i ligës së parë spanjolle do t’i paguajë Milanit rreth 65 milionë euro për një marrëveshje 6-vjeçare për futbollistin 27 vjeçar.

Transferi më i madh që është bërë më parë, ishte ai i Zinedin Zidanit, kur ylli i futbollit francez në vitin 2003 kaloi nga Madridi në Juventus për rreth 73 milionë euro.

Sikurse Real Madridi, ashtu edhe Milani, e kanë konfirmuar transferimin e Kakas, por nuk i kanë publikuar të dhënat financiare të marrëveshjes me mesfushorin, i cili u shpall futbollist i vitit më 2007-ën.
XS
SM
MD
LG