Ndërlidhjet

Ban: Irakut i duhet uniteti


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve te Bashkuara, Ban Ki Mun, tha se situata e sigurisë në Irak është përmirësuar gjatë vitit të kaluar, por mbeten serioze kërcënimet që vijnë nga grupet militante me qëllim të provokimit të dhunës sektare.

Në një raport për Këshillin e Sigurimit, Ban tha se zyrtarët irakianë kanë bërë të ditur se forcat e sigurisë irakiane janë të gatshme të marrin përsipër përgjegjësitë e forcave ndërkombëtare të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara.

Por, kreu i OKB-së theksoi se forcat e armatosura kundërshtare, si Al Kaida dhe ekstremistë të tjerë, vazhdojnë të tregojnë se kanë kapacitete për të kryer sulme të fuqishme.

Ban pranoi se procesi i pajtimit në Irak mbetet "i ndjeshëm", por u bëri thirrje irakenëve t’i mos dorëzohem frikës ose hakmarrjes dhe në vend të kësaj së bashku, në një frymë të unitetit kombëtar, t'i zgjidhin çështjet në fushën politike, elektorale, ekonomike dhe shoqërore.
XS
SM
MD
LG