Ndërlidhjet

SHBA: Arriti i burgosuri i parë nga Guantanamo


Departamenti i Drejtësisë në SHBA njoftoi se i arrestuari i parë, që duhej të transferohej nga burgu i Guantanamos për në Shtetet e Bashkuara, ka arritur në Nju Jork për t'u përballur me akuzat për terrorizëm.

Tanzaniani Ahmed Kalfan Gajlani pritet që gjatë ditës të paraqitet në gjyq, për t’u përballur me akuzat për dyshimet mbi përfshirjen e tij në shpërthimet e dy ambasadave amerikane në Afrikë, më 1998.

Gajlani ishte kapur në Pakistan në vitin 2004 dhe dy vjet më pas u transferua në burgun amerikan në Guantanamo.

Gjykimi i tij vlerësohet si një test për planet e presidentit amerikan, Barak Obama, për ta mbyllur këtë burg deri në fund të vitit dhe për t'i vënë para drejtësisë disa nga të dyshuarit.
XS
SM
MD
LG