Ndërlidhjet

logo-print

Çmimet e automjeteve në BE vjet ranë për 3.1 %


Çmimet e atomjeteve në vendet e Bashkimit Evropian kanë rënë vitin e kaluar për 3.1 për qind, për shkak se prodhuesit i ulën për të nxitur shitjen në kohën e recesionit më të madh në 60 vjetët e fundit, njoftoi sot Komisioni Evropian.

Rënia e çmimeve nuk është e njëjtë. Në Britani, automjetet u liruan mesatarisht për 9.7 për qind, ndërsa në Francë vetëm 0.2 për qind.

Në Gjermani, e cila e ka tregun më të madh të automjeteve, çmimet ranë për 0.9 për qind.

Sipas Komisionit Evropian, çmimet kanë shënuar rënie më të madhe në vendet lindore të BE-së, ku pagat janë më të ulëta.
XS
SM
MD
LG