Ndërlidhjet

Gejts fillon vizitën në Evropë


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gejts, nga sot do të qëndrojë në Evropë, ku do të marrë pjesë në bisedimet me aleatët e NATO-s për të rikthyer kursin e luftës 7-vjeçare në Afganistan.

Në takimin e përfaqësuesve të Aleancës Veri-Atlantike, të mërkurën në Mastriht, Gejts pritet të bisedojë për gjendjen e paqëndrueshme në Afganistanin lindor.

Pentagoni njoftoi se të enjten Gejts do të qëndrojë në Bruksel, ku do të marrë pjesë në takimin e ministrave të mbrojtjes të NATO-s.

Pritet që ministrat e mbrojtjes t’i mbështesin planet për reduktimin e trupave të NATO-s në Kosovë nga afro 15 mijë në 10 mijë.

Agjencitë e lajmeve cituan burime diplomatike të kenë thënë se disa njësite të NATO-s nga Kosova mund të zhvendosen në Afganistan.
XS
SM
MD
LG