Ndërlidhjet

Gejts shpreh optimizëm për Afganistanin


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gejts tha se strategjia e administratës Obama për Afganistanin duhet të tregojë përparim gjatë vitit të ardhshëm, në mënyrë që të sigurohet mbështetja e opinonit për përpjekjet luftarake në Afganistan.

Duke folur para një paneli të Senatit në Uashington, Gejts tha se shtimi i fundit i dhunës në Afganistan është pasojë e marrëveshjes paqësore ndërmjet autoriteteve të Pakistanit dhe militantëve në zonat fisnore afër kufirit afgan.

Gejts sot qëndron në Holandë, ku në Mastriht do të marrë pjesë në takimin e shefave të mbrojtjes të vendeve të NATO-s.
XS
SM
MD
LG