Ndërlidhjet

logo-print

Gadafi viziton Italinë


Udhëheqësi i Libisë Muamar Gadafi sot e fillon vizitën e parë zyrtare në Itali.

Vizita shihet si dëshmi e zbutjes së marrëdhënieve mes dy vendeve, përkundër ankesave për pushtimin që Italia i bëri Libisë gjatë viteve 1911-1941.

Vitin e kaluar, Italia u dakordua të paguajë 5 miliarda dollarë si kompensim për okupimin, ndërsa Libia u dakordua me një marrëveshje kundërthënëse të migrimit, sipas së cilës, imigrantët që në Itali vijnë nga Libia, do të riatdhesohen para se të arrijnë në brigjet e Italisë.

XS
SM
MD
LG