Ndërlidhjet

Miçell takon sot liderët palestinezë


Emisari amerikan në Lindjen e Mesme Xhorxh Miçell takohet sot me udhëheqësit palestinezë, në kuadër të misionit për të rifilluar bisedimet paqësore izraelito-palestineze.

Të martën, Miçell u takua me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu, i cili ende nuk e ka mbështetur zgjidhjen me dy shtete për t’i dhënë fund konfliktit izraelito-palestinez.

Miçell të enjten do të vizitojë Bejrutin, ndërsa të premten Damaskun, në vizitën e parë të tij në Siri.
XS
SM
MD
LG