Ndërlidhjet

Ministrat e NATO-s diskutojnë Afganistanin


Ministrat e Mbrojtjes të tetë vendeve të NATO-s, trupat e të cilave i luftojnë talibanët në Afganistanin jugor, takohen sot në Holandë për ta vlerësuar përparimin e bërë.

Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Robert Gejts do t’i bashkangjiten homologët nga Britania, Kanadaja, Australia, Holanda, Danimarka, Rumania dhe Estonia.

Takimi joformal në Mastriht i paraprin takimit të nesërm të ministrave të mbrojtjes në Bruksel, ku nga aleatët evropianë pritet të kërkohet të dërgojnë më shumë trupa, pasi presidenti Barak Obama urdhëroi dërgimin e mijëra ushtarëve shtesë amerikanë në Afganistan.
XS
SM
MD
LG