Ndërlidhjet

SHBA: Gjykata Supreme miraton shitjen e Krajsllerit


Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka hapur rrugën për shitjen e kompanisë së automobileve Krajsller te prodhuesi italian i veturave Fiat.

Gjykata e lartë amerikane, të martën, kundërshtoi kërkesën e tri fondeve të shtetit Indiana dhe të kreditorëve të tjerë të Krajsllerit të cilët kishin kërkuar shtyerjen e shitjes.

Kundërshtarët e shitjes thanë se marrëveshja mund të dëmtonte pretendimet kundër falimentimit të prodhuesit të automobileve.

Krajslleri, Fiati dhe adminsitrata e Obamas kanë kërkuar që të bëhet shitja.
XS
SM
MD
LG