Ndërlidhjet

logo-print

Ankaraja dhe Bagdadi nënshkruan marrëveshje ushtarake


Turqia dhe Iraku kanë nënshkruar një marrëveshje preliminare për bashkëpunim ushtarak.

Në një deklaratë të ushtrisë turke thuhet se marrëveshja, e cila u nënshkrua nga zëvendësshefi i stafit ushtarak të Irakut, Nasier Abadi dhe nga homologu i tij turk, Hasan Igsiz, parasheh bashkëpunimin në lidhje me trajnimet ushtarake dhe çështjet teknike.

Zëvendëspresidenti i Irakut, Tarek al-Hashemi, pritet që gjatë ditës të zhvillojë bisedime me presidentin e Turqisë, Abdullah Gyl dhe me kryeministrin, Rexhep Taip Erdogan.

Turqia përpiqet të ketë një bashkëpunim më të ngushtë ushtarak me Irakun për të luftuar separatistët kurdë në veri të Irakut.
XS
SM
MD
LG