Ndërlidhjet

Kosova kërkon bashkëpunimin e OSBE-së


Qeveria e Kosovës ka kërkuar mbështetjen e misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian në organizimin e zgjedhjeve të ardhshme lokale.

“Në veçanti diskutuam edhe për çështjen e organizimit të zgjedhjeve lokale këtë vit. Qeveria e Kosovës fton OSBE-në që të punojmë bashkërisht, që të jemi në bashkëpunim të plotë dhe të kemi një ndihmë në organizimin sa më të mirë të zgjedhjeve lokale në këtë vit”, ka thënë zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi pas takimit që zhvilloi me shefin e OSBE-së në Kosovë, Verner Almhofer.

Në një komunikatë të lëshuar nga ekzekutivi kosovar thuhet se tema të tjera diskutimi në këtë takim ishin rendi dhe ligji, të drejtat e minoriteteve si dhe të drejtat e njeriut, por edhe aspektet të tjera që kanë të bëjnë me lirinë e shtypit dhe të mediave dhe të tjera.
XS
SM
MD
LG