Ndërlidhjet

Ahmedinexhad paralajmëron rivalët para votimit


Presidenti iranian, Mahmud Ahmedinexhad, akuzoi rivalët e tij duke thënë se ata po përdorin taktikat e njejta që i ka përdorë diktatori gjerman, Adolf Hitler, dhe i kërcënoi ata se mund të burgosen për shkak të fyerjeve ndaj tij.

Ahmedinexhad këto komente i bëri gjatë një takimi elektoral në Teheran në ditën e fundit të fushatës për zgjedhjet presidenciale. Ai përballet me sfidën në rritje nga ish-kryeministri i moderuar Mirhossein Mousavi, i cili e ka akuzuar Ahmadinexhadin se ka gënjyer rreth gjendjes ekonomike të Iranit.

Fyerja e zyrtarëve të lartë konsiderohet një krim në Iran që parasheh dënimin deri në tetë vjet burg.
XS
SM
MD
LG