Ndërlidhjet

Irak: 19 të vdekur dhe 60 të plagosur nga shpërthimi


Zyrtarët thonë se 19 njerëz janë vrarë dhe 60 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i një automjeti në një treg të qytetit Batha në Irakun jugor.

Njoftohet se qyteti është kryesisht i banuar me shiitë.

Të dhënat më të reja kanë ulur numrin e publikuar më parë, sipas të cilit sulmi ka rezultuar me 30 të vdekur dhe 70 të plagosur.

Me 155 njerëz të vrarë gjatë muajit maj është regjistruar numri më i ulët i vdekjeve të dhunshme në Irak, që nga invazioni amerikan i vitit 2003.
XS
SM
MD
LG