Ndërlidhjet

OKB përgatit sanksionet për Korenë Veriore


Shtatë anëtarët kryesor të Kombeve të Bashkuara u pajtuan mbi një draft- rezolutë e cila imponon sanksione për Korenë Veriore për shkak të testeve të kryera bërthamore dhe programit të armatimit.

Agjencitë e lajmeve cituan burime anonime diplomatike të kenë thënë se draft- rezoluta do të dikskutohet, gjatë ditës, në një takim të mbyllur të Këshillit të Sigurimit.

Drafti u krijua nga Shtetet e Bashkuara dhe u miratua nga katër anëtaret e përhershme të Këshillit të Sigurimit - Rusia, Kina, Britania dhe Franca – si dhe nga Japoni dhe Korea e Jugut. Burimet thanë se votimi pritet të zhvillohet të premten.

Sipas raporteve, draft-rezoluta do të zgjeronte embargon e armëve ndaj Koresë së Veriut, do të kufizonte marrëdhëniet financiare me botën e jashtme, dhe do të autorizonte kërkimet për anijet që dyshohen të kenë bartur armë të ndaluara dhe materiale bërthamore.
XS
SM
MD
LG