Ndërlidhjet

Putini i gatshëm të heqë dorë nga armët bërthamore


Mediat ruse kanë bërë të ditur se kryeministri, Vladimir Putin, ka thënë se Rusia do të hiqte dorë nga armët bërthamore nëse këtë do ta bënin Shtetet e Bashkuara dhe vendet tjera.

“Nëse ata që e kanë bërë bombën atomike dhe e kanë përdorur atë, heqin dorë nga ajo, ne do ta përshëndetnim një gjë të tillë dhe do të lehtësonim këtë proces në çdo mënyrë”, citon agjencia shtetërore Ria-Novosti kryemisnitrin Putin.

Agjencitë Interfaks dhe Ria-Novosti kanë transmetuar se Putin këtë e ka thënë gjatë takimit me ministrin e jashtëm të Gjermanisë, Frank Valter-Shtajnmajer.
XS
SM
MD
LG