Ndërlidhjet

logo-print

Obama i shokuar me të shtënat në muze


Presidenti amerikan, Barak Obama, tha se është i “shokuar dhe i pikëlluar” nga sulmi i një personi të armatosur në muzeun përkujtimor të Holokaustit në Uashington, gjatë të cilit është vrarë një roje.

Në një deklaratë me shkrim, zoti Obama tha se sulmi është përkujtim i nevojës për të “mbetur vigjilentë kundër anti-semitizmit dhe paragjykimit në të gjitha format e tij”.

Raportohet se sulmin e ka bërë i moshuari 88-vjeçar, Xhejms von Brun, i cili është përshkruar si supremacist i bardhë dhe veprimtar kundër qeverisë, që ka ligjëruar urrejtje ndaj hebrenjve dhe zezakëve.

I dyshuari, për të cilin zyrtarët thonë se ka vepruar i vetëm, është dërguar në spital me plagë, nga të shtënat me të cilat i janë përgjigjur rojet.
XS
SM
MD
LG