Ndërlidhjet

SHBA: U konfirmua komandanti në Afganistan


Senati i Shteteve të Bashkuara e ka konfirmuar emërimin e gjeneralit Stenli Mekkristal, për komandant të ardhshëm të forcave të Shteteve të Bashkuara dhe të aleatëve në Afganistan.

Në këtë post ai e zëvendëson gjeneralin Dejvid Mekkirnen, i cili ishte shkarkuar muajin e kaluar, në kuadër të masave të administraës Obama, për një qasje të re në fushatën kundër talibanëve dhe ekstremistëve të tjerë militantë në Afganistan.

Komandanti i ri, Mekkristal, pritet që brenda disa ditëve të arrijë në Afganistan, për t’i komanduar 56 mijë ushtarë amerikanë dhe afro 33 mijë trupa të aleatëve të NATO-s, që aktualisht gjenden në këtë vend.
XS
SM
MD
LG