Ndërlidhjet

“Qeveria kërkon ndihmën e OSBE-së për zgjedhjet”


Të pë
Të pë
EPOKA E RE
Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, sot (e enjte), në orën 14:00, do të takohet me përfaqësuesit e të gjitha subjekteve politike të regjistruara në Komisionin Qendror Zgjedhor, për të diskutuar rreth përcaktimit të datës së zgjedhjeve lokale. Lajmin e ka konfirmuar për gazetën “Epoka e re”, zëdhënësi i presidencës, Xhavit Beqiri, i cili ka deklaruar se ftesat për takim u janë dërguar të gjitha partive politike. “Të enjten, në orën 14, presidenti Fatmir Sejdiu do të takohet me përfaqësuesit e partive politike”, ka theksuar ai. Beqiri ka thënë se takimi i së enjtes është paraparë të jetë i fundit, por, sipas tij, mbetet të shihet pas takimit...

LAJM
Dhjetë vjet më parë, Kosovën e ndante vetëm një ditë nga çlirimi i saj shekullor. Vetëm një ditë pas, ky vend do të shkruante historinë e tij më të re moderne. Mëngjesin e 12 qershorit, forcat e NATO-s, pas 78 ditë bombardime nga ajri të caqeve serbe, kanë hyrë në Kosovë, duke larguar policinë dhe ushtrinë e Serbisë nga Kosova. Nga kjo ditë Kosova u quajt e lirë de fakto, edhe pse de jure pavarësia u shpall tek më 17 shkurt 2008. Dita e hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, 12 Qershori, deri vitin e kaluar është konsideruar Ditë e Çlirimit të Kosovës, ndërkaq tani kjo ditë zyrtarisht quhet Ditë e Paqes, por në Ligjin për festa zyrtare hyn si ditë e shënuar. Ata që para dhjetë vjetësh ishin në krye të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe së bashku me forcat aleate larguan forcat okupuese nga Kosova, 12 qershorin e konsiderojnë si njërën prej ngjarjeve më të rëndësishme për historinë e re të Kosovës...

KOHA DITORE
Qeveria e Republikës së Kosovës ka kërkuar ndihmën e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) për organizimin e zgjedhjeve në vend, të cilat pritet të mbahen në vjeshtë të këtij viti. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur të mërkurën numri dy i Qeverisë, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, në një konferencë për media, pas një takimi që ka zhvilluar me shefin e OSBE-së në Kosovë, Ambasadorin Uerner Almhofer. “Qeveria e Kosovës fton OSBE-në që të punojmë bashkërisht, të kemi një bashkëpunim të plotë dhe të kemi një ndihmë në organizimin sa më të mirë të zgjedhjeve lokale në këtë vit”, ka thënë zëvendëskryeministri Kuçi...

INFOPRESS
Rreth gjysmë miliard euro parallogaritet të jetë vlera e përafërt e shitjes së ndërmarrjes më fitimprurëse në vend – Post-Telekomit të Kosovës. Ministria e Ekonomisë dhe Financave, në Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2009-2011, i ka cilësuar të hyrat potenciale nga privatizimet e pjesshme të KEK-ut dhe PTK-së si faktorë që mund të kenë një ndikim pozitiv në rast se buxheti është duke u ballafaquar me dis-balancë fiskale. Përderisa zyrtarisht nuk jepen shifrat e parashikimit të të hyrave nga shitja e këtyre dy ndërmarrjeve, jozyrtarisht mësohet se vlera potenciale e shitjes së PTK-së në këtë kornizë është paraparë rreth 500 milionë euro...

KOSOVA SOT
Kursimet pensionale të kosovarëve, të cilat menaxhohen nga Trusti i Kursimeve Pensionale, edhe gjatë muajti maj kanë pasur një kthim pozitiv, prej 9 milionë eurosh. “Deri më tani, kemi shumicën e rezultateve prej menaxherëve, edhe një të fundit pritet të vijë së shpejti, por indikacionet janë që kemi pasur 9 milionë euro kthim pozitiv, për muajin maj”, tha për “Kosova sot”, zëvendësdrejtori i Trustit të Kursimeve Pensionale, Vërshim Hatipi. “Kjo do ta rritë çmimin e njësisë prej muajit të kaluar për 3.1%”. Rëniet e aksioneve të Trustit kishin nisur në mesin e muajit nëntor të vitit 2007. Në atë kohë, njësia e Trustit kishte vlerën 1.26, ndërsa deri në fund të vitit 2007 ajo kishte rënë në 1.22. Ndërsa, humbjet gjatë vitit 2008 arritën mbi 90 milionë euro...

EXPRESS
Rreth gjysma e kandidatëve që kanë hyrë në garën finale për ambasadorë të Republikës së Kosovës, janë intervistuar të mërkurën nga Komisioni për Punë të Jashtme i Parlamentit kosovar. Ky proces është paraparë të përfundojë të enjten, me një raport për presidentin dhe ministrin e Punëve të Jashtme, ku do të përmblidhen përshtypjet e komisionit të ligjvënësve rreth pretendentëve për ambasadorë. Pasi të marrin përshtypjet e Komisionit për Punë të Jashtme, sipas procedurës ligjore, presidenti, në bashkëpunim me kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, vendosin për përfaqësuesit e Kosovës në botë. Para akreditimit, emri i çdo ambasadori duhet të dërgohet tek qeveritë përkatëse. Pa pëlqimin e shtetit pranues nuk mund të emërohet asnjë nga ambasadorët. Kryeministri Hashim Thaçi ka vlerësuar se procesi i përzgjedhjes së diplomatëve kosovarë ka ecur mjaft mirë...

ZËRI
Kryeministri Hashim Thaçi është kthyer nga Franca në Kosovë me një diskonim shumë të mirë, pasi ka marrë një mbështetje të fuqishme nga presidenti Nikolla Sarkozi për Kosovën dhe për proceset që ka përpara shteti i ri. Sapo ka zbritur në Aeroportin e Prishtinës nga vizita zyrtare disaditëshe në Paris, dje kryeministri Thaçi ka deklaruar se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Francës po arrijnë pikat kulmore. Ai ka vlerësuar lart mbështetjen që po i jep Parisi zyrtar Kosovës në të gjitha drejtimet. Kur është fjala te mbështetja që gjen Kosova te Franca, kryeministri Thaçi ka theksuar edhe përkushtimin e vetë presidenti francez, Nikolla Sarkozi, dhe ministrit të Jashtëm, Bernard Kushner, për t’u dhënë shtytje proceseve zhvillimore dhe integruese të shtetit të Kosovës...

BOTA SOT
Gjatë punës së tyre, prodhuesit vendës po ballafaqohen me një varg problemesh, e njëri ndër këto mbetet edhe akciza. Kjo po ndikon në masë të madhe në moszhvillimin e ekonomisë e posaçërisht prodhimit; nga ana tjetër, mbush buxhetin e vendit. Prodhuesit jo vetëm që nuk po përkrahen nga institucionet vendëse, por edhe po detyrohen të paguajnë tatime të shumta dhe të cilat ndikojnë negativisht në rimëkëmbjen e fabrikave... Ekspertët dhe prodhuesit ankohen se akciza është një ngarkesë shumë e madhe. Sipas tyre, shteti duhet të intervenojë në mënyrë që prodhuesit të subvencionohen, e jo t’i ndalet hovi zhvillimit ekonomik të Kosovës...
XS
SM
MD
LG