Ndërlidhjet

Kabul: Sulme kundër militantëve


Ushtria e Shteteve të Bashkuara njoftoi se komandanti kryengritës, që ishte cak i sulmeve ajrore të ushtrisë amerikane, në perëndim të Afganistanit, ndoshta ka shpëtuar.

Dje, ushtria tha se Mullah Mustafa dhe 16 luftëtarë të tjerë, janë vrarë nga sulmi ajror në provincën Ghor.

Por, sot, në një deklaratë, ushtria amerikane njoftoi se ka marrë “raporte të besueshme” se Mustafa ka shpëtuar nga sulmi.

Poashtu, në këtë deklaratë, thuhet se ushtria amerikane po i shqyrton raportet për vrasje të civilëve.

Fshatarët kanë thënë se 10 civilë dhe dy persona të armatosur janë vrarë gjatë sulmit ajror.
XS
SM
MD
LG