Ndërlidhjet

Kandiq tërhiqet nga gjyqi i vrasësve të vëllëzërve Bytyçi


Avokatja e familjes së tre shqiptaro-amerikanëve, që u ekzekutuan në Serbi, në vitin 1999, tha se do të tërhiqet nga ky proces, pasi, sipas saj, autoritetet po i mbrojnë ata që i urdhëruan vrasjet.

Veprimtarja udhëheqëse në Serbi për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, i tha agjencisë AP se ka vendosur të tërhiqet nga pjesëmarrja në procesin kundër dy policëve serbë të akuzuar, pasi “ai shërben për t’i mbrojtë vrasësit e vërtetë dhe ata që urdhëruan ekzekutimin e vëllëzërve Bytyçi”.

Trupat e pajetë të vëllëzërve Ylli, Mehmet dhe Agron Bytyçi, ishin gjetur symbyllur në një varrezë masive në vitin 2001, dy vite pasi nga Nju Jorku u ishin bashkuar njësiteve të UÇK-së në Kosovë.

Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar drejtësi të shpejtë për vrasjen e vëllëzërve Bytyçi dhe kanë shprehur frustrim për procedurën e ngadalshme gjyqësore.
XS
SM
MD
LG