Ndërlidhjet

Televizioni boshnjak transmeton pamje të reja të Mlladiqit


Një televizion boshnjak ka transmetuar pamje të cilat thuhet se tregojnë të dyshuarin për krime lufte në ish-Jugosllavi, Ratko Mlladiq, i cili vazhdon të jetë në arrati. Televizioni me bazë në Sarajevë FTV tha se posedon inqizime të cilat tregojnë Mlladiqin në takime familjare që mund të jenë xhiruar dimrin e kaluar.

Zyrtarët në Beograd kanë shprehur dyshime në lidhje me datën e inqizimeve.

Drejtori i zyrës për bashkëpunim me Tribunalin e Hagës, Dushan Ignjatoviq, tha se pamjet mund t’i përkasin një inqizimi të vjetër i cili tashmë i është dorëzuar tribunalit.
XS
SM
MD
LG