Ndërlidhjet

OBSH shpall pandeminë


Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur pandeminë e gripit të derrave, duke e rritur alarmin në nivelin e gjashtë.

Veprimi u bë për shkak të përhapjes në rritje të gripit të derrave, i cili u zbulua në Meksikë dy muaj më parë dhe është përhapur në 74 vende, në Azi, Evropë si dhe në Amerikë.

Shpallja e pandemisë së gripit të derrave nga komiteti i ekspertëve për emergjenca në OBSH është e para e këtij lloji në 40 vitet e kaluara.

Në muajin prill, niveli alarmues ishte në shkallën e pestë.
XS
SM
MD
LG