Ndërlidhjet

Rusia: SHBA të heqë dorë nga mburoja raketore


Rusia tha se bisedimet me Shtetet e Bashkuara mbi kërcënimet raketore mund të fillojnë vetëm nëse Uashingtoni heqë dorë nga planet për zhvillimin e një sistemi mbrojtës raketor në Evropë.

Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme ruse, Andrej Nesterenko, tha se vetëm heqja dorë e Shteteve të Bashkuara nga këto plane mund t’i "hedhte bazat tona të plota për dialogun mbi çështjet e bashkëpunimit për reagimet në rreziqet potenciale nga raketat.".

Sipas SHBA-së planet për krijimin e mburojës raketore dhe sistemit të radareve në Çeki dhe Poloni kanë për qëllim parandalimin e sulmeve potenciale nga shtetet si Irani.
XS
SM
MD
LG