Ndërlidhjet

Irani voton për presidentin


Në Iran mbahen votimet për zgjedhjet presidenciale, që mund ta përcaktojnë tonin e marrëdhënieve të vendit me Perëndimin e shqetësuar për ambiciet bërthamore të Teheranit.

Në garë janë katër kandidatë, përfshirë presidentin aktual, Mahmud Ahmadinexhad.

Ai pritet të përballet me një sfidë të fuqishme nga ish-kryeministri reformator, Hosein Musavi.

Kundërshtarët e Ahmadinexhadit e fajësojnë atë për përkeqësimin e gjendjes ekonomike në vend, me rritje të çmimeve dhe papunësisë.

Analistët thonë se Ahmadinexhad ka përkrahje në zonat e varfra rurale.
XS
SM
MD
LG