Ndërlidhjet

Bruksel: NATO diskuton për Afganistanin


Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s sot e përfundojnë takimin dyditor në Bruksel me bisedimet për progresin e trupave të tyre në Afganistan.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gejts, dje, tha se aleatët e NATO-s janë dakorduar me Shtetet e Bashkuara se në Afganistan duhet të tregohet progres në 18 muajt e ardhshëm.

Ministrat gjithashtu u dakorduan që ta reduktojnë forcën në Kosovë nga afro 15 mijë në 10 mijë trupa.

Gejts tha se shpreson që zvogëlimi i trupave mund t'i lirojë disa ushtarë për operacionet në Afganistan.
XS
SM
MD
LG